Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në Barcelonës. Incidenti ndodhi në dalje të fshatit Vacarisses, të martën në mëngjes.


Të dhënat nga shërbimet e emergjencës tregojnë se të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe 44 të tjerë janë plagosur në këtë tragjedi hekurudhore. Treni mbante rreth 150 udhëtarë në momentin kur ndodhi incidenti.



























Operatori i trenit Adif konfirmoi se treni doli nga shinat për shkak të rrëshqitjes së dheut.


Autoritetet dërguan në vendngjarje 14 brigada zjarrfikëse, 8 ambulanca dhe forca të shumta policore për të shmangur humbjen e jetëve të njerëzve, sipas gazetës El Pais.


20 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)