Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, në Rtv Ora News flet për situatën në Kosovë dhe rolin e tij.


Ilva Tare: Roli juaj me Serbinë. Keni një lloj afrimiteti me Vuçiç. Çfarë dobie ka në momentin kur Vuçiç lëshon fletarreste për Haradinajn, nuk lejon zbatimin e interkonjeksionit me Kosovën, ngre murin në Mitrovicë, treni poshtërues…etj.


Edi Rama: E vërteta është që treni poshtëroi Serbinë jo Kosovën. Treni nuk hyri në Kosovë.


Një tren elektoral.


Një karikaturë gjigante e dronit që hyri në stadiumin e Beogradit ishte pak një provokacja që të bënte për të qeshur ndërkohë që treni të bën për të qarë për nivelin ku bie një politikë e caktuar e një vendi fqinj ku ne duam miqësi, miqësi, miqësi.


Ilva Tare: A i ka shërbyer takimet tuaja me Vuçiç për përmirësimin e klimës me Kosovën


Edi Rama:  Çdo përpjekje për paqe e miqësi shërben për diçka. Është e habitshme se si ne nxitojmë të biem pre e një histerie për një gjest të dëshpëruar që karikaturizon palën tjetër.


Ilva Tare: Muri në Mitrovicë nuk është karikaturë?


Edi Rama: Muri është një tjetër shprehje e dëshpërimit që vjen nga ajo që kam thënë Beograd.


Për sa kohë Serbia nuk njeh Kosovën nuk do të çlirohet nga një makth i saj.


Muri është një problem, që ne shqiptarët kemi forcën dhe pozicionin, ta zgjidhim me durim përmes paqes, jo përmes acarimit dhe përfshirjes në një politikë konfliktuale që është shprehje e dëshpërimit e palës tjetër kur vjen puna për këto gjeste pa lidhje.


Ashtu si fletarrestet. E kam thënë në Beograd, sepse ndodhi arrestimi i atij tjetrit që u arrestua në Serbi, kam thënë që këto fletarreste duhet të fshihen.


Është akoma më e pabesueshme që janë në kompjuterat e disa vende të Bashkimit Evropian nuk i kanë fshirë. Ne disa vende të tjera Ramush Haradinaj mund të hyjë lirisht pa u kapur. Këto janë bishta të një historie të madhe luftërash që kanë pasur përpjekje edhe për pastrim etnik. Këto probleme shoqërojnë një proces të vështirë paqeje.


Por nuk besoj që shqiptarët kanë një rrugë tjetër se sa kjo që kemi ardhur deri këtu. Ne kemi ardhur këtu sepse nuk kemi qenë kurrë pala që është bërë sebep për turbullira të mëtejshme në një zonë të turbulluar.


Kemi qenë pala që kemi qëndruar me shumë stoicizëm. Kemi shembullin e Ibrahim Rugovës. Për vite e vite me një qëndresë që dikush mund ta konsiderojë si shprehje të dobësisë.


Nuk duhet të kalojmë cakun tonë që i kemi vënë vetes dhe na ka sjell deri këtu. Jemi një popull evropian. I çliruar nga e kaluara sepse kemi ardhur deri këtu falë një historie që na ka vendosur në anën e duhur.


Pse do hyjne ne në konfliket, apo si mund të shkojmë ne deri në halucinacione që hajde të marrim ushtrinë, të çojmë ushtrinë, hajde mbledhim ushtrinë. Muhabete halucinante që nuk kanë lidhje me realitetin.


Shqipëria dhe Kosova kanë një të ardhme të ndritur. Ajo që ne mund të bëjmë është të afrojmë apo largojmë të ardhmen.  Jemi në një pozicion strategjik. Nëse sot ne kemi probleme dhe Kosova ka shumë probleme, këto janë në pjesën më të madhe defekte të brendshme. Këto nuk na i ka fajet askush. Gjëja më e kollajshme është të kapemi pas një fqinji apo fqinji tjetër, por në fakt janë probleme tona të brendshme.


Lexoni intervisten e plote Rama në Tonight Ilva Tare: Nuk marr urdhra për shkarkimin e Tahirit


 



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter