Zyrtarët indianë kanë thënë se të paktën 50 persona janë vrarë pasi një tren është përplasur drejt një turme njerëzish, të cilët kanë qenë duke shikuar fishekzjarret në një festival religjioz.


Zyrtari rajonal, Pratap Singh Bajwa, ka thënë se qindra persona janë mbledhur nëpër binarë të trenit në pjesën veriore të Indisë dhe nuk kanë dëgjuar se kur është afruar treni.


Ai ka thënë po ashtu se treni ka dështuar që anashkalojë incidentin sepse nuk ka arritur të ndalet.


Ka pasur shumë zhurmë pas ndezjes së fishekzjarreve dhe duket se nuk kanë mundur të dëgjojnë trenin, ka thënë një zyrtar policor për agjencinë e lajmeve AFP.


Ndonëse aksidentet me trena janë relativisht të shpeshta në Indi, incidenti i 19 tetorit është konsideruar si një ndër më vdekjeprurësit.


Në një raport të Qeverisë më 2012 ëshë gjetur se gati 15,000 persona vdesin në binarët e trenit çdo vit në Indi.


Më 2016, 146 persona kanë vdekur pasi një tren ka rrëshqitur nga binarët në lindje të Indisë.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)