Tri kandidate të reja për Kvanç Tatltug, kush do ta fitojë garën?












Kvanç Tatltug është gati për të nisur një serial të ri. Sapo ka mbyllur këtë vit me sukses Gezur ve Gusel, i cili shumë shpejt do të transmetohet edhe në ekranin shqiptar, ylli i kinemasë turke është gati për tu rikthyer në sheshin e xhirimeve. Sipas mediave turke, këtë herë fabula fokusohet në historinë e një babai dhe birit të tij, pas të cilëve fshihet një e kaluar e dhimbshme dhe një e ardhme e pasigurt.


Kvanç do të luajë rolin e një djali 25-vjear, përballë të cilit do të dalin shumë peripeci. Regjisori i filmit, Bora Egemen, nuk ka dhënë akoma emrat e kastit, por për momentin mësohet se producentët janë në kërkim të partneres së Kivan, e cila, natyrisht, nuk do të jetë asnjë prej atyre aktoreve me të cilat ka luajtur më herët.



Si mësohet nga mediat turke, emrat që po lakohen janë Serenay Sarkaya, Meryem Uzerli dhe Hande Soral. Ende nuk dihet se cila prej të triave do të vendoset, por mediat turke nënvizojnë edhe mimin me të cilin aktoret do të paguhen për një seri.


Sipas parashikimve, xhirimet do të nisin në muajin tetor dhe pak kohë më vonë, seriali do të nisë transmetimin edhe në ekran. “Kelebein Düüyüzü”, seriali i ri, ka drejtor një prej emrave më të njohur të kinemasë turke, Ylmaz Erdoan.