Të parët në epërsi kaluan shumë herët Borussia Dortmund , që në minutën e 4 me gol të Lewndowski.
Një minutë zgjati kjo kënaqësi për Borussia pasi që mysafirët barazojnë me anë të Stieber. Për epërsinë e dytë të Borussia nga penalltia shënon përsëri Lewandowski në minutën e 15 ndërkaq për 3-1 në pjesën e parë kujdeset Mario Gotze në minutën e 42.
Pjesa e dytë e këtij takimi ishte një ndeshje monotone dhe pa gola.
Kjo fitore i mundëson Dortmund që të ruaj pozitën e katër edhe pas xhiros së 12 të Bundesligës.