Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë ta arrestojë Vojslav Sheshelin dhe ta ekstradojë atë në Hagë, më 26 maj.




Sipas të përditshmes serbe “Politika”, Dhoma e Apelit ka nënvizuar se as shëndeti i ligë i Sheshelit nuk do të bëj punë më, transmeton Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Gazeta shkruan se ka siguruar dokumente mbi kërkesën e tribunalit për qeverinë serbe.




Ndërkaq, gazeta thotë se në përgjigjen që Sheshel i ka kthyer tribunalit, ka thënë se nuk ka shkelur rregullat e Gjykatës me lirimin e tij të përkohshëm, duke mos rrezikuar ose ndikuar ndonjërin nga dëshmitarët. /Indeksonline/