Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se makinës së drejtorit të Portit të Durrësit i është vënë tritol, por ngjarja sipas tij mbahet e fshehur nga policia.


porti durres


Nëpërmjet një mesazhi që pretendohet se vjen nga një punonjës i forcave të sigurisë në Port, thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të tenderave.


Berisha nuk sqaron se kur ka ndodhur vendosja e tritolit apo nëse ka shpërthyer.


Postimi i plotë i Berishës:


Tritol makines se narkodrejtorit te portit te Durresit.


Narkopolicia fsheh ngjarjen!


Shkaku: veprime mafioze me tendera se bashku me Don Agaçion! sb


Pershendetje Doktorr. Si fillim ju uroj shendet. Jam nje punonjes forcave te sigurise se Portit. Drejtorit te pergjithshem te portit te Durresit Pirro Vengut ‘ish punonjes i antikorrupsionit ne Kryeministri’ i kane vendosur tritol ne makinen e tij. Policia po e mban te fshehur ngjarjen. Kjo ngjarje ka lidhje me tenderat qe po vjedh PIRRO VENGU Enjgjell Agacin mafiozin krahu i djathte i Edvin Rames.


s