Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e shtëpisë së një 29 vjecari në zonën e Shkozës në Tiranë.


“Më datë 30.12.2017, ora 01:30, në rrugën Fransua Pukvil,  në Shkozë, është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës së shtetasit, K.M., 29 vjeç, banues në Tiranë, ku nga shpërthimi, ka pasur disa dëmtime të vogla materiale”, informon policia e Tiranës,


Shërbimet e Policisë  kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.


Materialet  procedurale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale  Shkaterrim prone me eksploziv.


30 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)