Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë deri në fund edhe rastin e Babale 2, siç tha ai, duke iu referuar Xhisiela Malokut.


Edi Rama ka reaguar në lidhje me tritolin që iu vendos banesës së Xhisiela Malokut. Në fjalën e tij përpara deputetëve socialistë, Rama tha se kjo gjë i intereson vetëm atyre që e dhunuan vajzën publikisht.


Opozita bashkëpunon me llumin e shoqërisë, ky është një makinacion kriminal. Mbrëmë natën vajzës së kthyer për mish për topat e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijoi në publik idenë se vajza është nën trysninë e një terrori psikologjik?! Ne? Jo! Ska mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit artificial të kuptojnë që për këtë kanë vetëm interesa ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tjera dhe askush tjetër. Ata që i dinë shqiptarët për budallenj dhe synojnë ti bindin se një histori dhune fizike marrëdhëniet mes dy të rinjve na qenka në fakt një dhune seksuale e frymëzuar politikisht nga një baba deputet dhe e pandëshkuar ligjërisht sepse kryetari i deputetëve me armë në dorë ka shkuar dhe ka kanosur oficerin që të mbyllë gojën”.


Rama në fund nënvizoi se do ti kalojë Kuvendit të Shqipërisë paketën anti-shpifje, por sipas tij kjo gjë nuk do të ketë lidhje me kodin penal.


Shumë shpejt do i sjellim Kuvendit paketën anti-shpifje, jo për ti mbyllur rrugët lirisë së shprehjes, por secili ti dalë për zot atyre që thotë. Skemi asnjë pune me kodin penal, apo shpifja të konsiderohet një vepër penale. Ju siguroj që do të përshëndetet edhe nga institucionet ndërkombëtare.