Përfundoi me festë zikaltër derbi I Madonninas mes Interit dhe Milanit. Goli i vetëm i takimit i shënua nga Mauro Icardi në kohën shtesë.


Sulmuesi argjentinas shfrytëzoi daljen e gabuar të Donnarummas, duke bërë që të shpërthente San Siro. Në pjesën e parë Icardi dhe Musacchio arritën ta dërgonin topin në rrjetë, por në të dy rastet në pozicion jashtë loje.


Politano dhe Perishic provuan të finalizonin një gol të vlefshëm por gjetën përgjigjen e portierit Donaruma ndërsa në një rast holandezi De Vrij u ndal nga shtylla.


Rinisja pas pushimit ishte disi më e qetë me sulme sporadike që gjithsesi rezervuan një fund shpërthyes në derbi. Kur thuajse nuk kishte më kohë, Inter formalizoi fitoren e 7 radhazi me golin e Mauro Icardit. Kapiteni zikaltër shfrytëzoi krosimin fantastik të Vesinos, për të vendosur 3 pikët në stadiumin e tejmbushur milanez.


21 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)