Nje penallti e kontestuar fuqishem nga vlonjatet por e gatuar mjeshterisht nga sulmuesi argjentinas Rafael Soza dhe me pas e kthyer ne gol nga kapiteni Blendi Shkembi rezultoi trepikeshi i arte i vendasve ne debutimin e Shpetim Duros si trajner i bardhekuqve. Duhet theksuar se me shume sesa nje fitore e Skenderbeut 90-minuteshi i djeshem mund te konsiderohet si nje vetevrasje e Flamurtarit. E para se vlonjatet luanin per dy rezultate fitore ose barazim dhe e dyta se shperdoruan pa hesap dhe u karakterizuan nga nervozizmi duke rene pre e menyres se lojes qe aplikuan vendasit sidomos pas shenimit te golit te vetem te kesaj sfide.
Atmosfera - Nuk mund te gjeje nje vend bosh dje ne stadiumin e Korces. Biletat qene shitur qe diten e shtune aq sa dje nuk pretendonte kurrkush qe kishte mbetur jashte se mund te gjente nje bilete per kete sfide. Nga Vlora paten ardhur edhe shume tifoze por natyrisht skena ishte e tera e





korcareve. Vec parullave ne shkallet e stadiumit nuk mungoi per asnje cast edhe mbeshtetja e tifozeve ndaj skuadres se Duros i ardhur ne drejtim te kesaj skuadre vetem diten e enjte pas shkarkimit te Muces.
Penalltia - Ndeshja nisi me ritem dhe me sulme nga te dyja skuadrat por rastet me te mira i kane miqte nga Vlora. Ne fillim Daniel Xhafaj dhe me pas Plaku kane dy mundesi per te kaluar Flamurtarin ne avantazh. Dhe si per te shtuar dozen e negativitetit jane mbrojtesit ata qe gabojne. Brahja ngaterrohet me topin ne kembet e veta ne zonen e Spahos dhe aty perfiton Soza i cili pasi shmang portierin rrezohet. Per arbitrin eshte penallti packa se Spaho pohon se nuk e kishte prekur sulmuesin e korcareve. Gjithsesi vendimi i gjyqtarit eshte i pakthyeshem dhe Shkembi shenon nga pika e bardhe. Ne minutat e mepasme Flamurtari nisi te shtoje sulmet drejt porte se Shehit por Plaku vazhdon te luaje per hesap te tij duke humbur shume topa.
Kartoni i kuq - Fraksioni i dyte i lojes nisi me zevendesime teksa Magani le Roshin ne dhomat e zhveshjes dhe fut Gramin ne loje duke postuar Ahmatajn ne mesfushe. Ky ishte gabimi i dyte i trajnerit pas lenies ne stol nga fillimi te Zeqirit duke futur ne fushe Lenen te sapo rikuperuar nga nje demtim. Ne fakt ne pjesen e pare vetem Roshi arriti te kalonte mbrojtjen korcare ndersa Magani gjykoi se duhej zevendesuar. Nuk mbaron me kaq. Pak minuta me vone Devolli zihet me Arapin dhe arbitri nxjerr karton te verdhe per te dy lojtaret por per gjirokastritin eshte i dyti ndaj denon ekipin duke i lene me nje lojtar me pak. Ne minutat ne vazhdim vendasit nuk bene me shume sesa kontrolluan lojen ne mbrojtje te rezultatit ndersa vlonjatet nuk munden te rrezikonin asnjehere seriozisht porten korcare edhe pse e spostuan lojen kryesisht ne mesfushen e kundershtarit.


Superiore/Java 21


Te shtunen
Kastrioti-Besa    2-1
Laci-Dinamo    0-0
Te dielen
Elbasani-Vllaznia    0-4
Tirana-Shkumbini    0-0
Dje
Skenderbeu-Flamurtari    1-0
Shkembi 31 p
Bylis-Teuta    3-0
Xhafa 3 60 Dimo 70


Renditja


Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Flamurtari    21    15    1    5    46
2. Skenderbeu    21    13    3    5    42
3. Vllaznia    21    11    5    5    38
4. Tirana    21    8    9    4    33
5. Dinamo    21    8    6    7    30
6. Laci    21    8    4    9    28   
7. Shkumbini    21    7    5    9    26
8. Kastrioti    21    6    7    8    25
9. Teuta    21    6    5    10    23
10. Besa    21    5    7    9    22
11. Bylis    21    6    3    12    21
12. Elbasani    21    4    3    14    12
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.


 


 


LEONARD KARAJ