Në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të vendit, janë ndjerë lëkundje tërmeti.


Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë tërmeti është regjistruar në orën 07:33, me epiqendër 9 kilometra në veri të Ersekës, me magnitudë 4.3 ballë.


Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Korçë dhe në Përmet, por fatmirësisht nuk ka dëme materiale.


17 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)