Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një prite që iu është bërë nga persona të maskuar.


Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajzes, ka pasur të shtëna me armë zjarri.


Policia del me deklaratë për ngjarjen dhe thotë se ka konstatuar se rreth orës 22:30, rrugës për në banesë, Fatjon Markajt dhe Ermal Rosaj, duke lëvizur me mjetin tip kamionçinë, janë ndalur nga persona të maskuar.


Persona të cilët u kishin bërë pritë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe më pas i kanë goditur me mjete të forta shtetasin Fatjon Markaj 29 vjeç dhe Ermal Rosaj, 27 vjeç, banues në Lekbibaj.


Dy të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Tropojës nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të Rosaj.


Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri.


3 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)