karaburunPolicia e Vlorës, në vijim të hetimeve të prokurorisë lidhur me sekuestrimin e 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, ka arrestuar një notere dhe një avokat me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.


Pas kërkesës së prokurorisë për kontroll në zyrën e noteres Belona Seraj, 29 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion notere dhe avokatit Enkes Hysendhima, 35 vjeç, banues në Orikum, me profesion avokat u gjetën një numër i lartë dokumentesh të falsifikuara.


Në bazë të këtyre rezultateve, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë.


Gjithashtu, është shpallur në kërkim P.P., 52 vjeç, banues në Vlorë, biznesmen.


1 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)