Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka bërë apel të gjitha vende përgjegjëse për të izoluar Korenë e Veriut. Është momenti për të bashkuar forcat për të izoluar kërcënimin koreano-verior, – ka than Trump nga kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha vendet duhet të reagojnë për të siguruar një denuklearizim të regjimit. Jemi gati për një aksion ushtarak, – shtoi ai.


Trump ka shprehur pastaj vlerësimin e tij ndaj këshillit të sigurimit të OKB-së, për të cilin shprehu unanimitet të rezolutave të fundit dhe Kinës, e cila ka pengaur qarkullimin e parave drejt bankave të vendit të saj.


Trump thekoi edhe një herë se SHBA-të janë plotësisht të përgatitur për një aksion ushtarak kundër Koresë së Veriut, që do të ishte shkatërruese për atë vend.


Këto deklarata, Trump i bëti në konferencën për shtyp me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy. Trump saktësoi gjithsesi se opsioni ushtarak nuk është i pari për tu marrë në konsideratë.


26 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)