Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin ka thënë se pret që Presidenti Donald Trump të imponojë sanksione të reja ndaj Iranit.


Lajmi vjen pasi zoti Trump ndeshet me një afat të së premtes për të vendosur nëse do të heqë dorë nga sanksionet e tjera për Iranin, të cilat dalin nga kornizat e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.


Më parë, fuqitë evropiane i kërkuan Trump ta mbështesë atë marrëveshje, duke thënë se kjo ishte jetike për sigurinë ndërkombëtare.


Trump ka kritikuar marrëveshjen, e cila ka pezulluar sanksionet kur Irani ra dakord të kufizojë prodhimin e karburantit bërthamor.


Mnuchin u tha gazetarëve se ai ishte po pret që sanksionet e reja për Iranin të shpallen dhe ato mund të jenë masa të marra kundër individëve iranianë dhe bizneseve, shkruan BBC.


“Ne vazhdojmë t’i shohim ato, i kemi nxjerrë ato dhe mendoj se mund të prisni që do të vijnë më shumë sanksione”, tha ai.


Presidenti amerikan thotë se dëshiron të ndryshojë marrëveshjen, ose të tërhiqet nga ajo plotësisht.


Gary O’Donoghue i BBC në Uashington thotë se teksa e ardhmja e sanksioneve të mëdha është një çështje e hapur, masat e reja mund të ndihmojnë presidentin të shmangë kritikat nga mbështetësit e tij se ai nuk po përmbush një premtim të fushatës kyçe për të “çarë” marrëveshja bërthamore me Iranin.


11 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)