Fraza tronditëse të cituara nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me disa anëtarë të Kongresit.


Ata që i kërkonin të rikonsideronte vendimin për të hequr statusin e mbrojtjes së mijëra emigrantëve nga Haiti, El Salvadori dhe disa vende afrikane, Trump i është përgjigjur: Pse SHBA-të duhet të mbajnë gjithë këta njerëz që vijnë nga vende plehra?, – shkruan e përditshmja Washington Post, duke cituar disa dëshmitarë.


Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të lejojnë më shumë njerëz nga vende të tilla si Norvegjia, kryeministrja e së cilës u takua me të në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.


E pyetur nga mediat, përfshirë Zërin e Amerikës, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e lotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe të cilat dëmtojnë ekonominë tonë dhe lejojnë terroristët në vend. Imigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët e imigracionit, të cilët i referohen sistemit që lejon të afërmit të sponsorizojnë anëtarët e familjes për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)