Retorika mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut është ashpërsuar. Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut do të pendohet shpejt nëse kërcënon ose vepron kundër Guamit, apo ndonjë territori tjetër të Shteteve të Bashkuara apo aleat. Presidenti amerikan Donald Trump tha se zgjidhjet ushtarake janë tani plotësisht gati, nëse regjimi i Kim Jong Un-it bën veprime të pamatura.


“Ne jemi duke e shqyrtuar me shumë kujdes çështjen e Koresë së Veriut dhe unë shpresoj se ata do ta kuptojnë seriozitetin e fjalëve të mija. Kur flas unë e kam megjithë mend. Shpresoj që ata kanë për ta kuptuar, tha Trump.


Kina, një aleate tradicionale e Koresë së Veriut tha se nuk do ta ndihmonte Phenianin nëse ai sulmon i pari.


Të premten në mbrëmje presidenti Donald Trump dhe Presidenti kinez Xi Jinping patën një bisedë telefonike; ata përsëritën përkushtimin e tyre për çmilitarizimin e gadishullit korean.


12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)