Presidenti amerikan, Donald Trump njohu sot zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.


Presidenti amerikan mori përsipër një qasje të re mbi konfliktin izraelo-palestinez duke garantuar mbajtjen e një premtimi që paraardhësit tij kanë dështuar ta respektojnë.


Trump urdhëroi fillimin e përgatitjeve për transferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem duke bërë thirrje për qetësi dhe tolerancë.


Donald Trump premtoi sot gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë se do të bënte të pamundurën për të respektuar angazhimin amerikan në mbështetje të paqes izraelo-palestineze duke garantuar se SHBA-ja mbështeste një zgjidhje me dy shtete.


Pasi njohu, gjatë fjalimit të tij, Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, presidenti amerikan urdhëroi Ministrinë amerikane të Punëve të Jashtme të përgatitej për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi drejt Jerusalemit.


Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi se do të bënte gjithçka për një marrëveshje paqeje izraelo-palestineze.


Presidenti amerikan, Donald Trump bëri thirrje për qetësi dhe tolerancë dhe theksoi se zëvendëspresidenti Mike Pence do të zhvillonte një vizitë në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme.


Trump vepron kështu bazuar mbi ligjin e vitit 1995, që u kërkon Shteteve të Bashkuara të transferojnë Ambasadën e tyre në Jeruzalem. Paraardhësit e tij, nga Bill Clinton, George Ë. Bush e deri te Barack Obama ishin tërhequr nga ky vendim për të mos përflakur më tej tensionet në Lindjen e Mesme.


Ndërkohë, një i dërguar palestinez tha se vendimi i Trumpit ishte një deklaratë lufte për Lindjen e Mesme. Papa Françesku gjithashtu kishte bërë thirrje që të respektohej status quo-ja e Jeruzalemit, pasi sipas tij tensionet e mëtejshme në këtë rajon do të nxisnin konflikte në mbarë botën.


Edhe Kina e Rusia shprehën shqetësim mbi planet e Trump, sepse sipas tyre do të përkeqësojnë armiqësitë në Lindjen e Mesme.


Pak më herët nga fjalimi i Trump, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se u kishte nisur këtë të mërkurë një kabllogram të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anembanë botës, ku iu kërkohet zyrtarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jeruzalemit apo Bregut Perëndimor deri më 20 dhjetor.


Reagon Netanyahu dhe Hamas.


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përshëndeti si ditë historike njohjen nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.


Por Hamas kërcënoi se tashmë janë hapur portat e ferrit.


Zemërimi i OKB


OKB-ja ka shprehur zemërim për vendimin e Trump. Vendimet e njëanshme vendosin në rrezik perspektivën e paqes, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. Edhe Franca me Italinë kanë kundërshtuar vendimin, duke theksuar se ai dihej marrë në marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës.


Ndizet Rripi i Gazës


Menjëherë pas shpalljes së Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, në rrugët e Rafahut, në Rripin e Gazës, si dhe në pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Stamboll kanë shpërthyer protestat.


Protestues të shumë në qytetin europiano-aziatik të Turqisë janë mbledhur para misionit diplomatik amerikan, pasi Trump theu politikën disa dekadëshe të mosnjohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.


Edhe në rrugët e Rafahut, në Rripin e Gazës, me qindra e mijëra kanë dalë për të shprehur irritimin e tyre me vendimin e Trumpit, duke djegur portretet e tij, të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe flamuj të Izraelit.