Është garë butonash bërthamorë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-Un.


Presidenti amerikan, Donald Trump, dje i është përgjigjur liderit të Koresë Veriore, Kim Jon Un, i cili është lavdëruar se e ka butonin atomik në tavolinën e tij, duke ia tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara e kanë këmbëzën atomike më të madhe dhe shumë më të fortë.


Lideri verikorean, Kim Jong Un, posa tha se pulla atomike është në tavolinën e tij gjatë gjithë kohës, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se Ju lutem a mundet dikush prej regjimit të tij të shterur dhe pa ushqim, ta informoni atë se unë, po ashtu, e kam pullën atomike, që është shumë më e madhe dhe më e fuqishme se ajo në dorën e tij dhe se pulla ime funksionon.


Gjatë fjalimit të tij vjetor me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong Un ka tërhequr vërejtjen për atë që ai e ka quajtur buton bërthamor në tavolinën e tij dhe armatim, për të cilin ai pretendoi se mund të arrijë çdokund në Shtetet e Bashkuara, por tha se ai do ta përdorte atë vetëm nëse siguria e Phenianit është e kërcënuar. Ky është realitet, e jo kërcënim, tha Kim.


Ndërkohë, sa i takon gadishullit korean, Seuli ka pritur në mënyrë favorizuese hapjen e Phenianit në Olimpiadën dimërore dhe ka propozuar një takim dypalësh m fqinjin e tij në 9 janar, duke u shprehur i gatshëm të pranojë sportistët koreano-veriorë.


Pheniani, nga ana e tij, ka pranuar ofertën e Seulit dhe është shprehur i gatshëm të diskutojë mbi pjesëmarrjen në Lojërat e Pyeongchang.


Gjithçka erdhi pas shprehjes së gatishmërisë së liderit Kim Jong Un, i cili ka vlerësuar mbështetjen e për hapjen e tij drejt paqes, duke theksuar se kërkon të ketë një kanal direkt komunikimi me Korenë e Jugut.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)