Donald Trump është i pari President i Shteteve të Bashkuara në dy dekada që ka thyer traditën e organizimit të darkës së Ramazanit.


Ai nuk e ka organizuar darkën që shënon fundin e Muajit të Ramazanit. Kjo darkë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur çdo vit.


Në vend të saj, presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë lëshuar një deklaratë, duke uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.


“Kjo festë na kujton rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe vullnetit të mirë”, thanë ata. Trump, më herët, është kritikuar disa herë për retorikën anti-myslimane.


26 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)