Premiera “Armiku i Popullit” e Ibsenit bashkon artistët shqiptarë të Shkupit, Prishtinës dhe Sarajevës nën regjinë e Dino Mustafiç. Është një homazh për karrierën 40-vjn 40-vjeçare të Bajrush Mjakut që i flet me një gjuhë të egër politikës



Ky është doktor Stokman. Ka diagnostikuar se banjat termale të qytetit janë të helmuara. Në fakt zemrat dhe mendjet e njerëzve janë të helmuara deri në kalbësi. Siç ndodh në një shoqëri të mbyllur, një doktor i të vërtetave me peshë të rëndë ka ndonjë mik dhe shumë kundërshtarë. Ja njëri.



Produksioni privat i Bajrush Mjakut me regji të Dino Mustafiç angazhon një staf profesionistësh për zërin, muzikën, skenën, nga Shkupi, Prishtina e Sarajeva. Ai vetë është doktor Stokmani dhe ka diçka për ta thënë me “Armikun e Popullit” si një akumulim 40-vjeçar artistik po edhe politik.



Alban Ukaj aktori kosovar rezident në Prishtinë ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në rolin e gazetarit frikaç e dyfytyrësh.



Prodhimi “Armiku i Popullit” të Henrik Ibsenit luhet dhe shikohet në skenë, një ring boksi me gjuajtje të ngadalta e të përqendruara dialogësh. Përkthim i Fan Nolit, përshtatur nga Jeton Neziraj.

Në Teatrin Kombëtar në Tiranë më 24 dhe 25 janar.