Trupat ushtarake kanë kryer në ditët e fundit një sërë operacionesh kundër rebelëve kurdë të vendosur në Kurdistanin iraken.

Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i rebelëve, sipas të cilit prej disa ditësh ushtarët iranianë janë vendosur në zonën Hajxhi Horman, 3 kilometra brenda territorit iraken.

Prej disa ditësh trupat e Teheranit bombardojnë zonat në kufi me Kurdistanin iraken, ku fshihen luftëtarët e lëvizjes separatiste Pjak.