Këshilltari presidencial në Turqi, Yasin Aktay ka thënë se beson që trupi i gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi është tretur në acid pasi fillimisht është gjymtuar. Sipas tij përfundimi i vetëm logjik është që ata që kanë vrarë gazetarin saudit në Stamboll kanë asgjësuar trupin e tij për të mos lënë asnjë gjurmë mbrapa vetes. Khashoggi, kritik i udhëheqësish saudite është vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor. Megjithatë ende nuk është siguruar asnjë e dhënë për të vërtetuar se trupi i tij është asgjësuar.


Arsyeja pse kanë tretur trupin e Khashoggit ka qenë për të zhdukur eshtrat e tij sa më shpejt, ka thënë Aktay për gazetën e përditshme turke, Hurriyet. Këto pretendime kanë ardhur pasi e dashura e Khashoggit, Hatice Cengiz, u ka bërë thirrje liderëve botërorë të sjellin kryesit e kësaj vepre para drejtësisë në një editorial të publikuar në pesë gazeta të mirënjohura, duke përfshirë, Guardian dhe Ëashington Post.


Ndërkohë në disa raportime është thënë se princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman u ka thënë Shteteve të Bashkuara se Khashoggin e ka konsideruar islamist të rrezikshëm. Khashoggi, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar kolumne për Ëashington Postin, ka shkuar se konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të siguruar disa dokumente, mirëpo nuk është parë më.


Riadi fillimisht ka kundërshtuar të ketë pasur ndonjë rol në zhdukjen e tij, mirëpo nën presion të autoriteteve turke ka identifikuar 18 të dyshuar në këtë rast. Arabia Saudite ka thënë se ata do të përballen me drejtësinë lidhur me vrasjen. Ankaraja është raportuar të ketë kërkuar ekstradimin e tyre në Turqi për tu gjykuar. Ndërkohë, Turqia ka vazhduar edhe të enjten tiu kërkojë autoriteteve saudite të tregojnë vendndodhjen e trupit të Khashoggit, i cili nuk është gjetur ende.


2 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)