Trupi i ish-presidentit amerikan, George H. W Bush do të transportohet sot nga Hjuston në Uashington, aty ku do të organizohet funerali shtetëror. Për ish-presidentin amerikan do të ketë organizime 4 ditë për të nderuar figurën e tij. Më pas ai të varroset në Hjuston, afër gruas dhe vajzës së tij.


Ceremonia kryesore për nderimin e tij do të mbahet më 5 dhjetor në Katedralen Kombëtare në Uashington, në të cilën do të marrin pjesë presidentët amerikanë dhe presidenti aktual, Donald Trump. Përveç tyre, pjesë e organizimit do të jenë edhe shumë liderë botërorë.


Ish-lideri sovjektik, Mikhail Gorbachev ka thënë se Bush ka qenë prezent në kohën e ndryshimeve të mëdha, duke shtuar se kjo miqësi ka kontribuuar në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe garës së armëve bërthamore.


Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar Bushin si njeri të shquar, që ka shërbyer tërë jetën për shtetin e tij.


Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka cilësuar ish-presidentin amerikan mik të vërtetëtë popullit gjerman, i cili ka dhënë besim dhe mbështetje


3 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)