Trusti Pensional do ta përmbyll vitin me fitim prej 60 milionë euro për fondin, u bë me dije, të premten gjatë një takimi mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Bordit të Trustit Pensional, Ymer Havolli.

Presidenti Thaçi e ka përgëzuar kryetarin Havolli për punën e suksesshme dhe profesionale në Trustin Pensional dhe i ka ofruar përkrahje të parezervë si president i vendit.

"Po dërgoni mesazh të mirë për të gjithë", ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Bordit të Trustit Pensional, Ymer Havolli, ka thënë se "Trusti është institucion stabil. Viti 2016 do të mbyllet me fitim prej 60 milionë euro për fondin".

Presidenti Thaçi ia ka rikonfirmuar përkrahjen e tij.

"Zyra e Presidentit do t'ju përkrahë gjithnjë", ka thënë presidenti Thaçi.