Te shtunen 04.02.2012 Moska do te zbardhet. Jo ne kryeqytetin rus nuk pritet debore e re. E bardhe eshte ngjyra e levizjes se protestes Per zgjedhje te lira e cila ka lindur rreth dy muaj me pare. Pjesemarresve te mitingut te planifikuar te mbahet ne mesdite iu be thirrje te sillnin me vete sende te bardha - shirita shalle apo tullumbace te bardha.



Kjo do te jete demonstrata e trete e madhe qe prej zgjedhjeve parlamentare ne dhjetor te cilat u erresuan nga akuza masive per manipulime. Ne dy aksionet e para ne 10 dhe 14 dhjetor ne rruge dolen dhjetera mijera vete numri me i madh qe prej fillimit te viteve 1990. Edhe kete here organizatoret presin deri ne 50.000 pjesemarres. Kushtet e motit nuk e favorizojne aspak aktivitetin ne Moske priten temperatura deri ne minus 17 grade celcius. Por organizatoret e shohin kete pozitivisht Une jam madje i gezuar qe Moska eshte perfshire nga ngrica i tha Deutsche Welle-s Boris Akunin shkrimtar dhe bashkethemelues i OJQ-se Liga e zgjedhesve. Tani do te shohim se sa i afte eshte te perballoje ngricen vullneti yne protestues.



Nje revolucion liberalBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari rus Boris Akunin gjate nje proteste ne bulevardin Sakharov 24.12.2011



Demonstrata e re duhet te tregoje se shoqeria civile nuk i ka harruar kerkesat e saj te dhjetorit thuhet ne faqen e internetit te organizatoreve. Atehere demonstruesit bene thirrje nder te tjera per zgjedhje te reja dhe kerkuan doreheqjen e drejtorit te komisionit qendror te zgjedhjeve. Asgje nga keto nuk ndodhi. Nuk do te kete perseritje te zgjedhjeve parlamentare deklaroi kryeministri rus Vladimir Putin.



Shkrimtari dhe aktivisti Akunin nuk sheh megjithate arsye per te qene i zhgenjyer Ne kemi pasur disa arritje. shte reformuar dhe lehtesuar rregjistrimi i komplikuar i partive. Se shpejti do te diskutohet  ne parlament nje ligj per zgjedhje direkte te guvernatoreve. Vetem nje gjysme viti me pare kjo do te ishte konsideruar ne Rusi nje revolucion liberal thote Akunin. Por shoqeria civile nuk do te kenaqet me kaq.



 



Zgjedhjet presidenciale ne fokus



Nderkohe protesta drejtohet gjithnje e me shume kunder kryeministrit dhe kandidatit per president Putin. Koha per demonstrimin e ri nuk u zgjodh rastesisht. Ai zhvillohet pikerisht nje muaj para zgjedhjeve presidenciale te planifikuara per daten 4 mars. Putin konsiderohet kandidati me me shume shanse ne gare. Por zgjedhjet nuk do te jene te ndershme pasi kundershtaret e forte jane nxjerre jashte gares paraprakisht kritikon Akunin. Vec kesaj ka sinjale se edhe keto zgjedhje mund te manipulohen. Pikerisht ky eshte objektivi i Liges se zgjedhesve dhe demonstrates Per zgjedhje te ndershme te tregojne se shoqeria civile i vezhgon me vemendje votimet.



Putin duket se e ndien trysnine nga shoqeria civile. Ai ka njoftuar reforma liberale dhe nuk perjashton te ftoje politikane te opozites ne qeverine e tij te ardhshme. Ne televizionin rus per here te pare pas shume vitesh pati raportime te balancuara mbi opoziten. Edhe policia duket se ka marre urdher te mos i shperndaje protestat. Dy demonstrimet e meparshme kaluan pa trazira. Policia ruse e cila zakonisht e perdor me deshire shkopin e gomes qendroi menjane.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nen nje trysni ne rritje - kryeministri dhe kandidati per presidenti PutinPutin kerkon dialogun me shoqerine civile



Putin i druhet megjithate ende nje kontakti direkt me perfaqesues te shoqerise civile si Akunin. Putin tha se nje takim i tille eshte i mundur por duhet menduar per momentin e pershtatshem. Mendoj se shume do te varet nga ajo qe do te shohim ne Moske ne 4 shkurt mendon Gerhard Mangott ekspert per Rusine ne Universitetin e Insbruckut ne Austri. Te dy palet kane veshtiresi te afrohen me njera-tjetren.



Nese demonstrimi i se shtunes do te jete po aq i madh sa dy te meparshmit Putin do te ndryshoje qendrimin e tij dhe do te sinjalizoje te pakten gatishmeri per bisedime me shoqerine civile beson Mangott. Deri tani Putin ka preferuar te takohet me perkrahesit e tij tifoze futbolli te pasionuar pas peshkimit apo minatore.



Autor Roman Goncharenko / E. Xhani



Redaktoi Esat Ahmeri