Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy organizatorë të protestës së sotme në qytetin bregdetar të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.


Ata janë Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri që akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.


budina-3-770x425


Në një njoftim për mediat të policisë bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R.B., 56 vjeç; F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.


“Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm”.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.