Sipas mediave franceze, aventurës së Julian Draxler te Paris Saint-Germain duket se i ka ardhur fundi. Sipas burimeve pranë klubit francez, trjaneri i PSG-së, Thomas Tuchel, preferon që në mesfushë të luajë blerja më e re e kampionëve të Ligue 1, Thilo Kehrer, gjë që do të zvogëlonte shanset e Draxler për të luajtur. Për shërbimet e 24-vjeçarit kanë shprehur interes Leipzig, Borussia Dortmund dhe Schalke, por deri tani ende nuk ka në ofertë zyrtare për të.


17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)