TIRANE - Dy mentoret e talent show-t "X Factor" duket se janë zënë aq keq me njëra-tjetrën, sa nuk flasin më. Megjithëse Soni Malaj dhe Tuna komunikojnë për "hir të punës", kemi mësuar se jashtë spektaklit ato rrinë larg e nuk e durojnë njëra-tjetrën.

Lajmi është raportuar nga mediat kosovare. Portali "Indeksonline" shkruan se dy bukuroshet dy javë më parë janë përfshirë në një sherr të madh. Nëse më parë fotot në "Instagram"-in e Sonit apo Tunës i tregonin shumë shoqe, madje edhe duke gatuar në shtëpitë e njëra-tjetrës, tani dy këngëtaret nuk flasin, pas një zënke që nisi gjatë spektaklit të dy javëve më parë, dhe ka vazhduar edhe pas kuintave.

U duk si shaka televizive, por nuk ishte aspak ashtu. Vajzat kanë vazhduar të ulërasin dhe ofendohen edhe pasi kamerat janë mbyllur. Gjithçka nisi nga një gjest fyes i Tunës ndaj Soni Malajt dhe rezultati është që nuk flasin më me njëra-tjetrën.

(er.nu/BalkanWeb)