Tuneli i Krrabës, pjesë e autostradës, Tiranë Elbasan ka përfunduar kilometrin e parë të punimeve. Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në inspektimin e punimeve dhe ka vlerësuar punimet e kryera. Tuneli i Krrabës ka realizuar ¼ punimeve.



“Punimet kaluan sot kilometrin e parë dhe këto punime janë realizuar në kohë rekord. Me këtë rrugë shkurtohet distanca për Tiranë me 50 min.

Tunelet do ndryshojnë Shqipërinë”, ka deklaruar kryeministri, Sali Berisha.



Ai vlerësoi se shqiptarët kanë tashmë rrugë të standardeve evropiane dhe se zhvillimi i vendit do ët behët me infrastrukturë moderne. Duke vlerësuar këtë rrugë kryeministri tha: “Zona juglindore afrohet me Tiranën. Tirana e Elbasani do të jënë monopol i fuqishëm tregu”. Me tej ai tha se qeveria do të investojë rrugë në çdo cep të vendit. Ai tha se ky është korridori më i vështirë, por më i rëndësishmi. “Ky, korridor afron tregun e Evropës me Azinë. Opozita ishte ajo që bllokoi buxhetin për korridorin. Buxheti për korridorin, zgjati një natë në Kuvend. Ky është korridori i miliona shqiptarëve”, tha Berisha. Me tej ai theksoi se paratë e paratë e taksapaguesve, po investohen në infrastrukturë.

Kryeministri theksoi se qeveria ka ndërtuar mbi 9 mijë km rrugë, ka ndërtuar mbi 1200 shkolla në vend.



Berisha tha se kundrejt makinerisë së shpifjeve, ne ndërtojmë. “Ne ndërtojmë Shqipërinë evropiane. Ne i përgjigjemi shpifjeve me vepra. Ëndrrat tona po shndërrohen në vepra. Shqipëria do të zhvillohet edhe me infrastrukturë moderne”, tha Berisha.