Akademiku Edmond Tupja, i cili ishte një ndër të parët pedagogë që i doli në krah studentëve në protestën e tyre për kundërshtimin e tarifave në emisionin Open në Top Channel sfidoi ministren e Arsimit Lindita Nikolla, duke ia thënë në sy se ajo duhet të jepte dorëheqjen dhe ti bashkohej tubimit sot.


Unë i them zonjës Nikolla se humbi një rast për të hyrë në histori. Unë në vend të saj do të kisha marrë guximin dhe do të kisha dhënë dorëheqjen për tu bashkuar me protestuesit, deklaroi profesor Tupja.


Profesori gjithashtu kujtoi sakrificat që bëjnë studentët shqiptarë për të marrë dije dhe shpejgoi se protesta ishte legjitime.


Unë jam për arsimin falas, le ti gjejë ku të dojë shteti paratë. Me studentët nuk duhet të tallesh. Del VKM-ja, pastaj zbutet, tani thonë që iku VKM-ja Studentët lodhen në punë, fitojnë pak dhe vijnë pastaj për master në darkë, tha Tupja.


Por, ministrja Nikolla ju përgjigj profesorit Tupe, duke thënë se ajo ska bërë ndonjë gabim në detyrën e saj dhe nuk u largua pasi do të çojë përpara reformën në arsim.


Profesor e shoh që paska ende paqartësi për këtë që ka ndodhur. VKM-ja është kthyer që në momentin që ka ardhur shkresa nga studentët. E kam thënë këtë menjëherë dhe nuk ka shanse që të vijë pas një viti. Pse nuk ika? Kam ende shumë për të bërë dhe nuk ka bërë asnjë gabim. E shoh çdo student në sy dhe nuk kam bërë asnjë gabim. Jam futur në një proces reforme të cilës kam vendosur ti shkoj deri në fund. Nuk kam bërë asnjë gabim në detyrë, u përgjigj Nikolla.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)