Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë përcaktuan 16 ekipet më të mira, që do të bëjnë pjesë në turin e dytë të edicionit të 57-të të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, fituesi i të cilit merr pjesë direkt tashmë jo në Kupën UEFA, por në formatin zëvendësues të saj Ligën e Europës.



GRUPI A



Shkumbini u dha një leksion të mirë ersekasve të Gramozit, me “pokerin” 4-0 në Peqin, pasi kishte fituar dy javë më parë 2-0 në Ersekë.



Vllaznia  u tregua sërish e pamëshirshme me Sopotin, por kësaj radhe duke u lejuar golin e flamurit librazhdasve: nga 4-0 në ndeshjen e parë, në 4-1.



Kastrioti fitoi 2-0 me Luftëtarin e Gjirokastrës, duke u kualifikuar për më tej, pasi takimi i parë kishte përfunduar në barazim 1-1.



“Sëmundjen” tepelenase e pati edhe Albpetroli i Patosit, që nuk u paraqit në kryeqytet për t’u përballur me Dinamon. Blutë kishin fituar takimin e parë në Patos me rezultatin 1-0, e mesa duket patosarakët e Kategorisë së Dytë nuk e morën mundimin të shijonin pak “smog”.



Skënderbeu pas humbjes së ndeshjes së parë me Laçin (1-2), u hakmor me laçjanët, duke fituar 3-1.



Besa fitoi thellësisht 4-0 me Ilirinë, teksa takimin e parë e kishte fituar 2-0.



Apolonia shkarkoi gjithë inatin ndaj Dajtit. Pas fitores së parë 3-0, fierakët fituan në “Loni Papuçiu” akoma më thellë: 5-0.



Teuta kreu formalitet me Pogradecin: 2-0.



GRUPI B



Partizani e pati më të lehtë nga të gjithë. Tepelena e Kategorisë së dytë pas humbjes në ndeshjen e parë 5-1, nuk u paraqit fare në kryeqytet në kompleksin “Partizani”, duke pranuar rezultatin e verdiktit në tavolinë. Kjo fitore me “vendim” FSHF-je ishte fitorja e katërt e Partizanit në katër përballjet me tepelenasit, qysh nga ndeshje e parë midis tyre gati 32 vjet më parë, më 21 nëntor 1976.



Tirana siguroi kualifikimin Tërbunin falë një goli të “vockël” të shënuar nga Migen Memelli. Vetëm 1-0, duke u kualifikuar falë dhe barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Pukë.



Elbasani shkatërroi Tomorin e Kategorisë së dytë me një “pesëshe” të bukur: 5-0, pasi kishte fituar edhe takimin e parë në Berat 3-1. Ky ishte kualifikimi i pestë i Elbasanit në përballjet direkte, kundrejt tre të beratasve.



Lushnja i mbylli llogaritë me Turbinën e Cërrikut, duke fituar 2-0.



Burreli fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 me Adën, duke siguruar edhe kualifikimin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.



Besëlidhja fitoi 2-1 takimin e dytë me Skraparin, duke u futur në listën e 16 ekipeve më të mira.



Flamurtari me të rinj zhvilloi një test jo të lehtë me Naftëtarin; 3-2, kjo dhe për shkak se ndeshjen  e parë e kishte



Bylisi i Hysen Dedjes fitoi 3-0 me Bilishtin e Kategorisë së Parë.









KUPA E SHQIPËRISË, EDICIONI 57

TURI I PARË, NDESHJET E KTHIMIT



GRUPI A



Shkumbini- Gramozi 4-0 (2-0)

Kualifikohet Shkumbini



Vllaznia- Sopoti 4-1 (4-0)

Kualifikohet Vllaznia



Skënderbeu- Laçi 3-1 (1-2)

Kualifikohet Skënderbeu



Teuta-Pogradeci 2-0 (1-0)

Kualifikohet Teuta



Besa- Iliria 4-0 (2-0)

Kualifikohet Besa



Kastrioti-Lufëtari 2-0 (1-1)

Kualifikohet Kastrioti



Dinamo-Albpetroli (1-0): Nuk u paraqit Albpetroli

Kualifikohet Dinamo



Apolonia-Dajti 5-0 (3-0)

Kualifikohet Apolonia



Grupi A, ekipet e kualifikuara: Shkumbini, Vllaznia, Skënderbeu, Teuta, Besa, Kastrioti, Dinamo, Apolonia





GRUPI B



Bylis- Bilisht Sport 3-0 (1-0)

Kualifikohet Bylis



Partizani- Tepelena (5-1): Nuk u paraqit Tepelena

Kualifikohet Partizani



Elbasani- Tomori 5-0 (3-1)

Kualifikohet Elbasani



Flamurtari- Naftëtari 3-2 (6-1)

Kualifikohet Flamurtari



Besëlidhja- Skrapari 2-1 (2-2)

Kualifikohet Besëlidhja



Tirana- Tërbuni 1-0 (1-1)

Kualifikohet Tirana



Burreli- Ada 1-0 (1-1)

Kualifikohet Burreli



Lushnja-Turbina 2-0 (0-0)

Kualifikohet Lushnja



Grupi B, ekipet e kualifikuara: Bylis, Elbasani, Partizani, Flamurtari, Tirana, Burreli, Lushnja, Besëlidhja



* Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para




E Marte, 11 Nentor 2008