US-UKRAINE-CONGRESS-HEARINGNdihmës Sekretarja e SHBA-së për Çështjet e Europës dhe Euro Azisë, Viktoria Nuland viziton nesër Shqipërinë.


Vizita e saj u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


Nuland  do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe partive kryesore politike në Shqipëri.


Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian.


Vizita e saj në vendin tonë do të bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.


Zyrtarja e DASH  do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit


Ndalesa e parë do të jetë sot në Kroaci ku merr pjesë në Forumin e 9-të vjetorit të Kroacisë, ku do mbajë një fjalim edhe mbi Ballkanin perëndimor.


Nuland do takohet me qeveritarë kroatë dhe liderë të rajonit që do jenë në konferencën për sigurinë rajonale e energjinë.


Në kuadër të takimeve, përfshihen vizita në Maqedoni, Serbi, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe.


Në 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive.


Takimet përfshijnë diskutimin për rrugën euro-atlantike të vendit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.


Zyrtarja e DASH, Nuland më pas do të vijojë vizitën në Londër, për tu takuar me zyrtarët e lartë të qeverisë britanike ku do të diskutojë për çështjet globale dhe përgatitjet për Samitin e NATO, për ngjarjet e fundit në Ukrainë, etj.