SARANDE Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në bregdetin e Ksamilit. Një turiste bullgare është aksidentuar, teksa po qëndronte tek shkëmbinjtë në breg të detit.


Sipas policisë së Sarandës shtetasja bullgare me inicialet P.S, 41 vjeç, banuese në Sofje, ka rënë aksidentalisht nga shkëmbinjtë e detit.


41-vjeçarja u dërgua me helikopter në spitalit ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.


Sakaq, materialet per ngjarjen u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ngjarje aksidentale.