Prishtina edhe kësaj radhe është nikoqire e festivalit Turkish Jazz Week (TJW) që sivjet për herë të parë organizohet nga "Yunus Emre Enstitüsü", Qendra Kulturore Turke në Prishtinë.
Ky festival muzikor do të realizojë edicionin e pestë me koncerte të grupeve të xhazit nga Turqia dhe SHBA mes datave 12 dhe 16 prill.

Hapja do të bëhet me koncertin e Mercan Dede, që do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë më 12 prill, me fillim prej orës 20:00. Mercan Dede është një DJ i njohur që kombinon muzikën tradicionale me atë elektronike.

Më 13 prill, po në vendin dhe kohën e njëjtë, pianisti i mirënjohur Aydin Esen do të takohet me publikun kosovar.

Në mbrëmjen e së enjtes, më 14 prill, flautisti Eren Xhoshkuner do të performojë para publikut gjakovar, në shkollën e mesme të muzikës "Prenk Jakova".

Bendi nga Nju Jorku "New York Gypsy All Stars" do të jetë grupi që do ta përmbyll edicionin e pestë të TJW.

Ky bend i përbërë prej muzikantëve nga Turqia, Greqia, Maqedonia dhe ShBA, performon muzikë ballkanike me një stil jashtë tradicionales.