Zv/kryeministri Erion Braçe i shoqëruar nga deputeti socialist Paulin Sterkaj, foli për mediat në momentin që doli nga Parlamenti i rrethuar nga forcat e policisë dhe të Gardës së Republikës.


Braçe tha se kjo e sotmja ishte një goditje e dhunshme ndaj institucioneve kushtetuese të vendit, pavarësisht se protestuesit e opozitës regjistruan përplasje fizike me dy deputetë të PS.


Është një rast i qartë dhune ndaj institucioneve kushtetuese. Veçanërisht zonjave që janë kërcënuar në mënyrë konstante sot. Ky është cënim i integritet kushtetues të një institucioni si Kuvendi i Shqipërisë, tha Braçe.


Teksa gazetarët i treguan se protestuesit thanë nga sheshi se ishte karshillëk zgjatja e seancën plenare me diskutime në një kohë që jashtë hidhej gaz lotsjellës, Braçe tha se votimi i ligjeve të reformës së drejtësi është punë.


Të miratosh strukturën e KLGJ dhe KLP, dy ligje shumë të rëndësishme që ishin propozim i imi. U kërkoj ndjesë shumë protestuesve që ishit të miat ato dy ligje. Të bësh këto nuk është karshillëk, por ti shkosh deri në fund reformës në drejtësi. Kjo që shihni është pasojë e drejtpërdrejtë e sistemit të munguar të drejtësisë në këtë vend për vite e vite me radhë, deklaroi zv/kryeministri.


Sa i përket thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha për të vijuar protestat, Braçe tha se kjo është zgjedhja e tyre, por duhet që këtej e tutje duhet ti bëjnë tubimet pa dhunë.


Punë e tyre. Është zgjedhja e tyre. Siç zgjodhën të djegin mandatet është zgjidhja e tyre të vazhdojnë protestat. Mua më takon të bëjë një thirrje që po përsëritet të çdo gjuhë të botës: Të ndalin dhunën. Ky vend ka nevojë për qetësi, për punë për mirëqenie, theksoi ai.