Petra Kvitova ka triumfuar në turneun botëror të tenisit për femra të zhvilluar në Turqi, duke konfirmuar veten si një nga sportistet më të talentuara të këtij sporti. 21-vjecarja ceke mundi në finalen e Stambollit rusen Victoria Azarenka, ndrësa i imponoi lojën e saj rivales për të mbyllur ndeshjen 2-1 me sete (7-5 4-6 6-3).





Kvitova do të fitonte me vështirësi setin e parë, ndërsa në të dytin do
të shfaqte rënie në lojën e saj, duke i dhënë mundësi Azarenkës të
barazonte rezultatin. Kur pritej që rusja të mbyllte ndeshjen, tenistja
21-vjecare do të kthehej sërish në lojën e saj më të mirë në setin e
tretë për të vulosur përfundimisht suksesin në turneun botëror të
tenisit për femra.



Ky është suksesi i dytë për këtë vit i Kvitovas, e cila hyri në hartën e
tenisteve më të mira, pas triumfit në mënyrë surprizë në turneun
gjigand të Wembledon. Deri atëherë cekja ishte e panjohur, ndërsa tani
konsiderohet si e ardhmja e tenisit për femra. Fitorja në Wembledon dhe
kjo e fundit në Turqi i ka lejuar Kvitovës të ngjitet në renditjen e
përgjithshme botërore, e cila kryesohet nga tenistja daneze Caroline
Wozniacki.





Nertan Prifti