Parlamenti i Turqisë votoi të enjten për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme që u vu në vend pas përpjekjeve të dështuara për grusht shteti në korrikun e vitit 2016, njofton media turke.


Kjo është zgjatja e gjashtë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të futet fuqi të premten pas mesnate, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu. Në bazë të kushtetutës turke, gjendja e jashtëzakonshme mund të deklrarohet maksimumi për gjashtë muaj.


Prej një vit e gjysëm në Turqi mbretëron gjendja e jashtëzakonshme. Një situatë e tillë i mundëson presidentit dhe qeverisë që të anashkalojë parlamentin në miratimin e ligjeve të reja dhe të pezullojë të drejtat dhe liritë. Rreth 50 mijp njerëz janë burgosur dhe mbi 110 mijë janë shkarkuar ose larguar nga vendet e tyre të punës në Turqi që nga deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2016.


19 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)