Operacioni ushtarak i Turqisë kundër enklavës turke në Afrin në veri të Sirisë, mund të mbyllet brenda majit, kur Ankaraja ka ndër mend të sulmojë PPK-në edhe në veri të Irakut. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, duke saktësuar se ka arritur një dialog me Baghdadin në prag të një ofensive të mundshme pas zgjedhjeve irakiane të 12 majit.


Operacioni Dega e ullirit kund Afrinit, ka nisur në 20 janarin e shkuar me objektivin për ti marrë kontrollin milicive kurde të Ypg-së, që Ankaraja i cilëson si terroriste, por që mbështeten nga SHBA-të në luftën anti-ISIS.


Deri tani, ushtria turke, pohon se ka neutralizuar (pra, vrarë, plagosur dhe kapur), më shumë se 3 mijë luftëtarë armiq, duke humbur në terren 41 ushtarë dhe 159 milicianë arabë aleatë. Por përparimi i saj, është kryer deri tani në brezin rural dhe malor të kufirit turko-sirian, ndërsa nuk ka nisur akoma rrethimi i qendrës urbane të Afrinit, kryeqendra e Ypg-së, ku jetojnë me dhjetëra e mijëra civilë.


Ndërkohë, në veri të Irakut, Turqia vazhdon të bombardojë nga ajri bazat e PPK-së pas prishjes së armëpushimit në korrik 2015. Operacioni i hipotezuar nga Cavusoglu, mund të jetë edhe tokësor.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)