Militantët kurdë kanë sulmuar gjatë natës bazat ushtarake në juglindje të Turqisë, duke vrarë tre ushtarë turq.


Agjencia turke e lajmeve Anatolia njofton se gjatë përleshjeve kanë mbetur të vrarë edhe tre rebelë kurdë.


“Të armatosur, pjesëtarët e Partisë së Punës së Kurdistanit filluan bastisjet në Cukurca, në provincën Hakkari, një zonë malore në mes të kufirit iraniano-irakian, njoftojnë burimet e agjencisë së lajmeve, Reuters.


Ata thonë se ushtria turke ishte duke kërkuar për kapjen e militantëve në rajonin e kufirit turko-irakian.


Ky grup konsiderohet si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.