Pas tre alarmeve false për përurimin e tij, këtë javë Turqia do të hapë plotësisht aeroportin e ri gjigand në Stamboll.


Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, në eroportin e ri të Stambollit, i cili kap vlerën e 8 miliardë dollarëve, ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Ministria e Transportit ka thënë se ky proces pritet të kompletohet më 7 prill. Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostrada të mbyllen gjatë kësaj kohe.


Kompanitë ndërkombëtare pritet të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.


Kompania e këtij shteti ka thënë se do të transferojë rreth 50.000 tonë pajisje, ndërkohë që rreth 1,800 persona janë angazhuar për procesin e bartjes.


Aeroporti i ri, në anën evropiane të Stambollit është inauguruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan më 29 tetor.


Hapja zyrtare është shtyrë tre herë për shkak të punimeve. Ky aeroport planifikohet tiu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.


Përveç tij, edhe aeroporti, Sabiha Gokcen, që gjendet në anën aziatike, do të vazhdojë të jetë i hapur në Stamboll.