Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve, janë pranë pikës së prishjes. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë një leksioni në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë.


Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax. Cavusoglu ka nënvizuar mes të tjerash se SHBA-të kanë furnizuar së fundmi me armë kurdët sirianë.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)