Gjatë një prononcimi për të përditshmen qipriotoveriore “Kibris”, Egemen Baësh tha se të gjithë opsionet lidhur me fatin e Qipros turke janë mbi tavolinë.

“Ribashkimi në bazë në një marrëveshjeje të mundshme mes liderëve të Qipros turke dhe greke, krijimi i dy shteteve të pavarura ose aneksimi i pjesës veriore të ishullit nga ana e Turqisë, janë të gjithë opsione që qëndrojnë”, tha Baësh.

Lideri i Qipros turke, Derviş Eroğlu, dhe i Qipros greke, Dimitris Christofias, vijojnë bisedimet për ribashkimin e ishullit, por nuk ka raportime për përparime në këtë drejtim që prej vitit 2008.

Turqia ndërhyri ushtarakisht në pjesën veriore të ishullit të Qipros në vitin 1974 pas një grushti shteti të udhëhequr nga grekët të cilët u përpoqën ta bashkonin ishullin me Greqinë. Që prej asaj kohe, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur përpjekjet për bashkimin e ishullit./Start/F. P/


                                                                                             2012-03-05 13:15