Nga Express më 27 mars 2011 në ora 19:30

Turqia planifikon të kandidohet për anëtare të jo-përhershme të Këshillit të sigurimit të OKB-së, për periudhën 2015-2016, paralajmëroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu.



Ai theksoi se gjatë pesë-gjashtë viteve të kaluara, qeveria ka marrë vendim për rol aktiv të shtetit në organizatat ndërkombëtare.



Turqia ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2009-2010.

Davutoglu deklaroi se në vitin 2023, kur do të festohet 100-vjetori i themelimit të republikës moderne turke, Turqia me siguri do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.