Kryeprokurori i Ankarasë ka urdhëruar ndalimin e 110 ushtarëve të forcës ajrore, pas dyshimeve për lidhje me klerikun që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për organizim të grushtit të shtetit në 2016.


Tre kolonelë, dy nënkolonelë, gjashtë majorë dhe tre kapitenë gjenden në mesin e personave për të cilët ka filluar operacioni i kërkimit në 15 provinca.


Autoritetet turke kanë kryer shpesh bastisje të tilla kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit. Kleriku fetar në anën tjetër mohon përfshirjen në këtë proces.


Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë kritikuar hapat qeveritarë, të cilët janë marrë kryesisht në kohën kur Turqia ishte në gjendje të jashtëzakonshme, e shpallur vetëm pak kohë pas puçit të dështuar.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)