Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni në Pallatin e Brigadave. Më pas ata zhvilluan një takim dhe pritet që të mbajnë një konferencë të përbashkët.


Vizita e Tusk në Tiranë përfshihet në turin tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitja e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj.


Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup, ndërsa do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd e Sarajevë.


Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel për të diskutuar çështjen e negociatave të anëtarësimit.


24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)