Avioni presidencial me të cilin udhëtonte Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump u detyrua të kthehej për të ateruar në një aeroport ushtarak, 10 minuta pasi ishte ngritur në fluturim, pasi kabina e avionit u mbush me tym.


“Çdo gjë është në rregull, dhe të gjithë janë të sigurt, tha një zëdhënës i znj. Trump, duke shtuar se një “problem i vogël mekanik” ishte shkaktar i aksidentit.


Reporterëve në bordin e avionit iu dhanë peshqirë të lagur dhe “u tha ti mbajnë ato mbi fytyrat e tyre nëse tymi pushtonte tërësisht kabinë”, tha një gazetar i NBC.




Zonja Trump ishte nisur për në Filadelfia që të takohej me familjet e prekura nga abuzimi opioid. Nuk është e qartë nëse vizita do të vazhdojë tani që avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Maryland.


Një nga gazetarët që udhëtonin së bashku me zonjën e parë si pjesë e paketës së shtypit, ka shkruar në një foto: “Dolëm me qetësi nga pista”.


Një anëtar i ekuipazhit është cituar nga mediat amerikane të thotë se një “njësi që nuk funksiononte siç duhej” ishte shkaku i incidentit, por Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar këtë.


17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)