Rrjetet sociale:






















































Shqipëria U-15 humbi 2-1 me Malin e Zi, në finalen e grupit të saj kualifikues për Lojërat Olimpike të Singaporit 2010. Mali i Zi preu biletën për një Lojërat Olimpike të Singaporit 2010. Takimi i ndoq nga vetëm 200 shikues. 




Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Franc Ymeralilaj (ne foto) në minutën e 68-të, ate 2-1 të ndeshjes, edhe pse Mali i Zi luajti nga minuta e 12-të me dhjetë lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të portierit Kordiç. 




Sipas faqes së Federatës Malazeze të Futbollit, fscg.co.me, për Malin e Zi shënuan Krstoviç (47') dhe Kosoviç (58'). 




Pesë kartonë të verdhë u dhanë për Kombëtaren e Malit të Zi, ndërsa vetëm Taçi u ndëshkua me karton të verdhë nga Shqipëria.




Takimi u gjykua nga arbitri nga Kazakistani, Arjom Kushin.




Në gjysmëfinale, Kombëtarja shqiptare U-15, e drejtuar nga Sulejman Demollari fitoi me Lihtenshtejnin 2-0. Jurgen Vatnikaj shënoi në minutën e 49-të dhe Hoxha në të 53’, pas një goditje këndi.




Në takimin tjetër të grupit tonë, San Marino fitoi 2-1 me Lihteshtejnin.




Skeda e ndeshjes, gjithmonë sipas faqes së federatës malazeze:




Shqipëria: Tekja, Taçi (Kalaja (Tirana), Borakaj, Bardi, Marku, Hoxha, Nuri, Vatnikaj (Milori), Çakali, Ymerailaj, Hoksalari.




Mali i Zi:  Kordiç, Vico, Markoviç, Sarkiç, Prançiç, Nedoviç (Neneziç), Jovanoviç (Çosiç), Kosoviç, Krivokapiç (Dragoviç), Krstoviç, Grboviç.Strijelac:




Shenues




1:0 – Krstović 47'


2:0 – Kosović  58'


2:1 – Ymeralilaj 68'







Numri i klikimeve - 4977
  E Marte, 20 Tetor 2009