Skuadra përfaqësuese e U-19 e Shqipërisë ka zhvilluar takimin e fundit përgatitor në prag të ndeshjeve eliminatore për Europianin e moshave që do të zhvillohen javën e ardhshme në San marino. Në takimin e dytë ndaj Qipros skuadra luajti me të njëjtin formacion si në ndeshjen e parë duke barazuar 0-0. Përfundimisht në katër takimet e zhvilluara me Qipron, Shqipëria fitoi 1 (2-0) dhe barazoi 3 (0-0, 1-1, 2-2) me golavarazh 5-3. Në turneun eliminator të San Marinos, Shqipëria do të luajë si anëtare e Grupit 1 së bashku me Italinë, Irlandën dhe San Marinon. Dy skuadrat e para të grupit kualifikohen për në turin e ardhshëm eliminator. Objektivi kryesor i skuadrës është kalimi i turit, ku do të luftohet për të arritur rezultate pozitive kryesisht ndaj San Marinos dhe Irlandës.